Egli Tako mbetet një nga emrat më të komentuar në titujt rozë kjo për shkak të romancës që dikur ka pasur me Olsi Bylykun. Këngëtari nga ana tjetër ka vijuar jetën e tij por Egli pavarësisht përfundimit ruan respekt për të.
Në një bisedë të fundit brenda mureve të shtëpisë vip Egli u shpreh falenderuese që në mes nuk pati një fëmijë.
“Kam patur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndejtur bashkë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni. Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…
Kam zgjedhur të qëndrojë “gojëkyçur” sepse kam respekt. Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë. Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike.
Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”– tha Egli.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eglitakoooo/