Home ShowBiz Pesë të akuzuar për vdekjen e Liam Payne
Pesë të akuzuar për vdekjen e Liam Payne
0

Pesë të akuzuar për vdekjen e Liam Payne

0
0

Pesë persona thuhet se janë akuzuar për vdekjen e Liam Payne, pasi ai ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Ylli i One Direction vdiq teksa qëndronte në hotelin Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor, në moshën 31-vjeçare.

Një autopsi më vonë konfirmoi se ai vdiq nga lëndimet e shumta të marra në rënien e tij që çuan në “hemorragji të brendshme dhe të jashtme”.

Për vdekjen e tij ka nisur një hetim, me disa arrestime tashmë.

Tani është raportuar nga mediat lokale se pesë persona janë akuzuar, me dy të arrestuar në paraburgim.

Sipas infobae, një nga të akuzuarit është miku i Payne, Rogelio ‘Roger’ Nores, i cili thuhet se është akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe i eshte ndaluar të largohet nga vendi.

Dy menaxhere hotelesh, Gilda Martin dhe Esteban Grassi, thuhet se janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia, ndërsa punonjësit Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra janë akuzuar të dy për furnizim me drogë të Payne.

Burimi i artikullit: https://metro.co.uk/2024/12/30/five-charged-liam-paynes-death-one-direction-stars-fall-balcony-22265728/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C2fgZfoIXdD/?img_index=2