Home ShowBiz Prindër për herë të tretë, Eliona Pitarka zbulon detajet se si e morën lajmin e ëmbël
Prindër për herë të tretë, Eliona Pitarka zbulon detajet se si e morën lajmin e ëmbël
0

Prindër për herë të tretë, Eliona Pitarka zbulon detajet se si e morën lajmin e ëmbël

0
0

Eliona Pitarka dhe partneri i saj do të bekohen sërish me një tjetër bebush. Ata do të bëhen prindër për herë të tretë.

Lajmin e bëri me dije vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka ndarë disa detaje emocionues, duke treguar se kjo shtatëzani nuk ishte e planifikuar.

Gjithçka nisi me një vonesë cikli prej 4 ditesh…ndoshta shumë shpejt për të bërë një test e për të menduar që mund të isha shtatëzanë, e sidomos këtë herë që as nuk po tentonim për një të tillë. Por e pata një ndjesi të çuditshme atë ditë të diele në mëngjes, u zgjova duke menduar që patjetër do bëja një test në atë moment. Zbriti Desi poshtë pallatit tek farmacia, mori testin dhe ma solli në dhomë. Ndërkohë që nxitoi për tek salloni se e kërkuan gocat…U futa në tualet dhe e bëra testin menjeherë. Duke qenë se ishte e paplanifikuar, isha e mpirë e gjitha, nuk po dija sesi të reagoja ato 20 sekondat e para. Bebushi im, ti ke qenë ne lutjet dhe dëshirat tona, por ti thjeshtë vendose të vije kur të donte qejfi ty e jo kur mama me babin e kishin planifikuar me te tyren 😂 ZOTI di vetë se kur i bën gjërat, ai e di kohën më të mirë në botë!
Ti je surpriza me e bukur qe kam marr ndonjeheë në jetë! 🤲🏻❤️ Mezi presim të të marrim në krahe e ti bashkohesh familjes tonë! Të duam pafund…mama, baba , Gala e Sansa!

Linku:https://www.instagram.com/p/DEhxSFMCTL8/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C7b33aICj5G/?img_index=1

tags: