Home ShowBiz Egli Tako rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Olsi Bylyku
Egli Tako rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Olsi Bylyku
0

Egli Tako rrëfen arsyen e vërtetë të ndarjes nga Olsi Bylyku

0
0

Gjatë një bisede me Gjestin Egli Tako ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga aktori i njohur Olsi Bylyku. Ka qënë Gjesti ai që i ka kërkuar Eglit nëse mundej tja tregonte arsyen e ndarjes. Egli ka shpjeguar se nuk ka qënë ndonjë arsye maadhore por thjeshtë mungesa e komunikimit gjë që “detyroi” Eglin të ndahej nga Olsi. 

Pjesë nga biseda mes Eglit dhe Gjestit:  

Gjesti: Shkaku i ndarjes ke qënë ti apo x personi? Vetëm këtë më trego. 

Egli: Nuk mundem të të them unë apo ai, por mendoj që unë se kam qënë unë që jam larguar. 

Gjesti: Vetëm këtë dua të di 

Egli: Hapin për të bërë një hap mbrapa. Sepse nuk ka ndodhur diccka konkrete sepse nuk është se ka ndodh një tradhëti apo një… nuk ka qënë kjo. Thjesht ishte mbushur shumë me një mungesë të frikshme komunikimi, kohe me njëri tjetrin, interesi të të gjitha aspekteve ndaj njëri tjetrit, nëse e kupton se ccfarë dua të të them.  

Gjesti: Po e kuptoj 

Egli: Një humbje totale e marrëdhënies, dhe shumë gjëra të tjera që nuk mundet ti them këtu.  

Gjesti: Jo vetëm këtë 

Egli: Mua thjesht më ishte mbushur kjo gjëja ndoshta edhe atij patjetër, sepse marrëdhënia kur vjenë e tillë toksike vjen e ndërsjelltë. Dhe thjesht një pikë e vogël ishte që unë thash ok, nëse këto gjërat nuk ndryshojnë domethënë ndodhi një debat i fundit dhe i thashë do bësh diccka tani për ta ndryshuar këtë gjënë për të kthyer gjënë në normalitet për të ardhmen apo do vazhdosh po kështu njësoj. Dhe përgjigja ishte nëse nuk të pëlqen mund të ikësh. 

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DE86az5oDIV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsGz63BNeUC/?img_index=1