Arbana Osmani dhe prindërit e saj janë pyetur së fundmi rreth Big Brother Vip dhe moderatorit aktual Ledion Liços.
Prindërit e Arbanës u shprehën se e ndjekin BBV sepse ai është një format që shkon përtej Arbanës dhe Ledonit.
Ata pohuan se vazhdojnë ta ndjekin programin, ndërsa përsa i përket ndarjes së publikut në “përkrahësit e Arbanës” dhe “përkrahësit e Ledionit”, prindërit e saj u shprehën se të dy kanë veçoritë e veta.
Sipas tyre, Ledioni është i këndshëm me humorin e tij edhe pse ndonjëherë bën gafat e veta por i shkojnë batutat që bën.
Nga ana tjetër, Arbana u shpreh se nuk e ndjek fare “Big Brother Vip” dhe kjo për një arsye shumë të thjesht: ka ndjekur shumë “Big Brother” gjatë jetës dhe tani dëshiron të fokusohet në gjëra që s’ka mundur më herët për shkak të angazhimit në këtë format.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=ziryfrtwB2I
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DEvEoqOIMcL/