Home Sport Lara Kolturi merr vendin e katërt në Kupën e Botës
Lara Kolturi merr vendin e katërt në Kupën e Botës
0

Lara Kolturi merr vendin e katërt në Kupën e Botës

0
0

Lara Kolturi rënditet e katërta në Kupën së Botës. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, ka regjistruar dje një rezultat të madh në etapën e radhës së Botërorit, në garën e sllallomit gjigant që u zhvillua në Kronplatz të Italisë.

Kolturi spikati me dy zbritje shumë të mira, duke u renditur në vend të katërt. Ajo e ndali kronometrin në kohën 57.00 në zbritjen e parë, ndërsa fiksoi kohën 59.50 në zbritjen e dytë, duke e mbyllur me rezultatin total 1:56.50, për të “flirtuar” me podiumin.

Gara e djeshme e sllallomit gjigant u fitua nga Alice Robinson e Zelandës së Re, me kohën e përgjithshme 1:55.28. Në vend të dytë u rendit Lara Gut-Behrami e Zvicrës me rezultatin 1:55.84, ndërsa podiumi u plotësua nga Paula Moltzan e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kohën 1:56.22. Ndërkohë, duke kaluar në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me paraqitjen e djeshme, Lara Kolturi ka ngjitur dy shkallë, teksa tashmë klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 198 pikëve të grumbulluara gjatë këtij sezoni.

Renditja kryesohet nga Alice Robinson me 300 pikë, më tej në vend të dytë pozicionohet suedezja Sara Hector me 296 pikë, ndërsa e treta klasifikohet Federica Brignone e Italisë me 200 pikë.

Linku: https://www.facebook.com/search/top/?q

Burimi i foto: https://www.facebook.com/search/photos/?q=Lara%20Kolturi