Dita e enjte në orët e para të mëngjesit vlerat minimale në qytetet e zonave malore i ka regjistruar në minus 3 garadë celcius në Pukë në Peshkopi apo edhe në Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 4 e shumë pranë vlerave 9 gradë celcius në vijën bregdetare.
Edhe gjatë mesditës do të kemi temperatura të larta ku presim maksimume të cilat do të jenë në vlerën 17 gradë celcius në vijën bregdetare dhe në 16 gradë celcius presim maksimumet në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në zonat malore do të jenë maksimumet jo më shumë se vlera 9 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike prashikohet të në mbizotërimin e vransirave të shpeshta do të kemi rritje të lagështirës në ajër, më të dukshme vransirat do të jenë në pjesën e dytë të ditës kryesisht të fokusuara në zonat malore duke bërë që herë pas herë të pësoj zhvillime duke bërë që të kemi rreshje shiu apo rreshje dëbore në zonat e thella malore.
Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi rreth 50 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jugperëndimorë.
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/dramatic-landscape-view-with-sun-rays-shining-through-dark-cloudy-sky_17246164.htm#fromView=search&page=1&position=26&uuid=508f8aba-ce61-4400-8723-a6bc5dba0723&new_detail=true&query=cloudy+weather