Fifi ka bërë një reagim gjatë “Prime” të mbrëmshëm për skualifikimin e Gerta Gixharit, që më pas i’u la publikut të vendos nëse do rikthehej apo jo në shtëpinë e BBV.
Në foton e postuar në instagram Fifi shkruan: “ Tani per ju qe pom shkruni palidhje.. Njeriut i jepet nje shanse e dyte dhe Deshet apo jo, Gerta eshte super lojtare. Pastaj eshte ne doren e Gertës si nje zonje, nene dhe grua e forte sa te futet brenda t’i kerkoje falje Gjestit. Pastaj po nuk e beri eshte gje tjeter dhe probaliteti te bashkohem me ju eshte i madh.”
Ju kujtojmë se Gerta Gixhari pas vendimit të publikut u kthye serisht në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4, duke vazhduar kështu garën për ccmimin e madh.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDLBoKztWYj/?img_index=1