Dita e mërkurë do të ketë një rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet në qytetet e zonës malore të regjistrohen në –3 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit nga 1 deri në vlerën 5 gradë celcius. Përsa i përket orëve të mesditës do të kemi rënie të tëmperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në vijën bregdetare të jenë në vlerën 13 gradë celcius ndërsa në qytetet e zonës së ulët jo më shumë se vlera 12 gradë celcius.
Përsa i përket zonave malore pritet që maksimumet në orët e mesditës të jenë jo më shumë se vlera 7 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që dita e mërkurë të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Kjo do të thotë që do të kemi intervale të gjata me kthjellime gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës ndersa pasditja e dhe mbrëmja sjell kalime të lehta të vransirave.
Vransira të cilat do të jenë më të dukshme në zonat verilindore po nuk do të ketë mundësi për rreshje. Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 40 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verilindor.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=I5oY5jEKzr0