Danja prej kohësh ka deklaruar se është në një romancë dashurie.
Ajo në një diskutim të fundit ka zbuluar më shumë detaje se si është njohur me djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
Danja ka shprehur se takimi me Redin ka qenë i veçantë në jetën e saj dhe nuk e priste të ndodhte diçka.
‘Jemi njohur nëpërmjet një shoku në fakt. Vjen ai shoku të më jepte dorën dhe ishte bashkë me këtë. Po Redi është i gjatë është kështu bjond. Edhe i jap dorën shokut edhe Redit.
Më vonë kapem me këtë shokun tim dhe i them : ”Ai ishte kokrra e yllit”- i them unë. Kot unë, nuk ashtu fare, pa asnjë lloj gjëje. Ky i kishte thënë Redit dhe ky më shkruan pastaj, “ça bën, si je?”. Unë siklet i madh, jo jo me atë idenë që “ç’është ky muhabet” dhe i ktheja përgjigje kot. Dhe pastaj u takuam.’
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DBWNcjpNvxQ/?img_index=1