Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë, por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin jugor dhe juglindor, por nuk priten reshje.
Ndërsa nëpër lugina do të ketë mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Lindore – Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com