Home ShowBiz Vjen një tjetër reagim nga të afërmit e Gjestit mbi situatën e krijuar nga Jozi
Vjen një tjetër reagim nga të afërmit e Gjestit mbi situatën e krijuar nga Jozi
0

Vjen një tjetër reagim nga të afërmit e Gjestit mbi situatën e krijuar nga Jozi

0
0

Ofendimi i Jozit ndaj Gjestit është kthyer në një jehonë mediatike. Të shumtë janë personazhet dhe jo vetëm që janë fyer nga e gjithë kjo situatë.

Së fundmi ka ardhur një tjetrë deklaratë nga menagjeri dhe familjarët e Gjestit për mënyrën se si janë ndjerë.

‘Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës.  Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë. Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh.’

Linku: TopChannel

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DFqwZI8tLab/

tags: