
Situata mes Gjestit dhe Eglit ka eskaluar këngëtari po rri super indiferent pasi ka shprehur se nuk ka ndjenja për Eglin dhe sipas tij ajo është keqkuptuar në raportin e tyre.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t’u afruar dhe komunikuar me Gjestin, ai ka zgjedhur ta injorojë plotësisht Eglin, duke mos i kthyer asnjë fjalë.
Ky qëndrim i ftohtë ka shkaktuar një reagim të fortë te Egli, e cila shpërtheu në lot ndërsa ndodhej në dhomën e grimit, duke i shprehur dhimbjen e saj Rozana Radit:
“Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”. Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent dhe i ftohtë, duke hekurosur pa reaguar ndaj emocioneve të saj.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eglitakoooo/