Home ShowBiz I publikuan foto në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha reagon ashpër ndaj paparacëve
I publikuan foto në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha reagon ashpër ndaj paparacëve
0

I publikuan foto në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha reagon ashpër ndaj paparacëve

0
0

Bebe Rexha duket se po kalon një moment të vështirë shëndetësor dhe gjendja e saj nuk ka qenë aspak e qëndrueshme. Disa pamje të saj kanë bërë xhiron e rrjetit.
Këngëtarja, e cila ishte shtruar për tre ditë në spital për shkak të një problem të rëndë në stomak, është ndjerë e përdorur nga Daily Mail, pasi publikoi imazhin e saj duke e shfrytëzuar pamjen e saj për klikime.

Ajo ka reaguar ashpër në rrjete sociale.

“E di që ka një foto që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një problem të rëndë në stomak dhe aty isha duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Nuk mund të jesh as e sëmurë në paqe. Dailymail Ju jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato fotografi të miat u bënë jashtë spitalit. Kush bën fotografi të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas e fokuson artikullin tek pamja e tyre?! Pse nuk thatë që ajo po hynte në spital?! Sepse e dini që është gabim. @soniahoron, sidomos duke qenë një grua, duhet të ndihesh e turpëruar për veten”, shkruan Bebe Rexha në Instagram.

Linku: https://www.instagram.com/beberexha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/

tags: