Home ShowBiz Menaxheri i Rozana Radit publikon bisedën e këngëtares me Olta Gixharin
Menaxheri i Rozana Radit publikon bisedën e këngëtares me Olta Gixharin
0

Menaxheri i Rozana Radit publikon bisedën e këngëtares me Olta Gixharin

0
0

Olta surprizoi të motrën në BBV. Duket se tensionet dhe aludimet në atë shtëpi dhe jashtë saj nuk do të mbarojnë asnjëherë.

Shumë është aluduar rreth marrëdhënies së motrave Gixhari por takimi i tyre sheshoi shumë gjëra.

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit pak ditë më parë ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Linku:https://www.instagram.com/rozana_radi/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rozana_radi/

tags: