Home Lifestyle Parashikim motit, 18 shkurt 2025
Parashikim motit, 18 shkurt 2025
0

Parashikim motit, 18 shkurt 2025

0
0

Dita e martë për territorin shqiptar do të jetë në mbizotërimin e intervaleve të shkurtra me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vransirave. Vransira të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime kryesisht më të dukshme pritet të jenë në zonat verilindore dhe zonat juglindore duke bërë që herë pas here të kemi dhe momente të pakta të izoluara me rreshje dëbore. Ultësira perëndimore mbetet me alterime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vransirave.

Përsa i përket pjesës së dytë të ditës vransirat do të jenë më të dukshme kryesisht në zonat juglindore duke bërë që sërisht të kemi prezente rreshjet e pakta të dëborës. Përsa i përket temperaturave të ajrit orët e para të mëngjesit regjistrohen deri në – 3 gradë celcius në qytetin e Peshkopisë dhe Ersekës.

Ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat luhaten nga 3 deri në vlerën 8 gradë celcius. Përsa i përket orëve të mesditës kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rrang territori në ultësirën perëndimore të regjistrohen deri në vlerën 12 gradë celcius.

Ndërsa në ultësirën perëndimore pritet që temperaturat e ajrit në orët e mesditës në pjesën tjetër të vendit do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë celcius. Në zonat malore do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 6 gradë celcius. Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verior. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=hpl4PyaXpQg

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/houses-near-body-of-water-4423511/