![Parashikimi i motit, 19 shkurt 2025](http://arkivanews.com/wp-content/uploads/2025/02/ditemediell-1.jpg)
Dita e mërkurë do të sjelli rënie të temperaturave të ajrit në të dyja vlerat ekstremomeditore ku më e ndjeshme do të jetë në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka të regjistrohen edhe në – 5 gradë ceclius, në zonat e thella malore dhe verilindore do të kemi vlera akoma dhe më të ulta.
Edhe në ultësirën perëndimore kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet të luhaten nga 1 gradë celcius deri në 6 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket orëve të mbazditës edhe aty do të kemi rënie të temperaturave të ajri duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen shumë pranë vlerave 11 gradë celcius në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume të cilat do të luhaten nga 2 deri në vlerën 4 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike dita do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjat gjithë 24 orshit në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe të mesditës ndërsa pasditja sjell kalime të lehta të vransirave të fokusuara kryesisht në shtrirjen lindore por nuk do të kemi mundësira për rreshje.
Përsa i përket parametrit të erës do të jetë 35 deri në 40 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verilindor duke bërë që herë pas here edhe temperaturat e ajrit të ndihen më të ulta.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=-WudQZbtABg
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/natural-landscape-sunflowers-field-sunny-day_6850624.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=27ab3587-f241-44a2-81a8-f474f93c7b03&query=sunny+day