
Regjisorja Ana Veseli ka folur në daljen e fundit për ish partnerin e saj Aldon i cili prej kohësh është në Big Brother Vip.
Kujtojmë se Ana dhe Aldo janë prindër të një vajze.
A ekziston mundësia të kemi një rikthim mes tyre?
“Përderisa është marrë një vendim do të thotë që arsyet kundër kanë patur një peshë. Jo se mund të kenë qenë më shumë por kanë patur një peshë. Kanë qenë një faktor i rëndësishëm por arsyeja pse ne kemi një marrëdhënie kaq të mirë është që në botëkuptimin tim në një moment që ti bëhesh familje me dikë, unë dhe Aldo jemi bërë familje dhe kjo është përjetë. Unë, Aldo dhe Akira do të jemi përjetë një familje pavarësisht se ne nuk jemi burrë dhe grua dhe nuk jemi të martuar, do të jemi gjithmonë një familje”.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=J5bvIH4LqmI
Burimii fotos:https://www.youtube.com/watch?v=J5bvIH4LqmI