
Sa dhe si i ka ndryshuar jeta me ardhjen në jetë të Neas, Bardhi vjen në një rrëfim të rrallë
Bardhi ka qenë i ftuari i rradhës në emisionin e Meritonit. Ai është ndalur në disa sektorë të jetës së tij. Sigurisht vëmendjen e ka marrë statusi i ri i prindërimit. Si e kanë përjetuar Sara dhe Bardhi ardhjen në jetë të Neas.
‘Kam menduar që do të jem shumë më i papërgatitur, dy javët e para kanë qenë pak më të vështira, duke u adaptuar me një fëmijë në shtëpi. 27 vjet pa fëmijë, e tani me një fëmijë që ka kërkesat e veta. Por e kemi kaluar shumë mirë, ato dy javët e para kemi mësuar se çfarë të bëjmë. Kisha pak problem për shembull kur ajo flinte si ëngjëll, unë i vendosja gishtin tek hunda për të parë a po merr frymë (qesh). Deri sa u mësuam. Unë kam qenë dhe në sallë kur ka lindur. Kam menduar se isha më frikacak, por jo. Tani kur dal që shkoj në studio, mezi pres që të kthehem në shtëpi.’
Po ashtu Bardhi zbuloi sa dhe si i ka ndryshuar jeta me ardhjen në jetë të Neas.
‘Në disa gjëra po. Nëse dikur dilja, tani nuk dal, më mirë rri me vajzën time se kënaqem. Por në studio vazhdoj shkoj njësoj. Çdo ditë rri 3 deri në 6 orë në studio. Është orar pune, edhe nëse ato 6 orë shkruaj vetëm 2 stofa, por e di që kam punuar.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=HSV4yjZqDG4
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DA_qcz2IGy8/