Home ShowBiz Justin Bieber flet për shëndetin e tij pas spekulimeve të fansave
Justin Bieber flet për shëndetin e tij pas spekulimeve të fansave
0

Justin Bieber flet për shëndetin e tij pas spekulimeve të fansave

0
0

Ekipi i Justin Bieber ka adresuar shqetësimet në lidhje me shëndetin e këngëtarit pasi fansat në internet spekuluan se këngëtari po përdorte droga të forta.

Këngëtari 30 vjeç, ka luftuar më parë me varësinë nga droga, duke zbuluar në vitin 2020 se do ta “fillonte ditën” me pilula ekstazi dhe nyje kanabisi në kulmin e varësisë së tij.”

Shumë fansa të Bieber sugjeruan në internet se kengetari ka filluar të përdorë droga të forta, pasi ne fotot e tij te fundit qe dukej pagjumë u publikuan këtë muaj. Përfaqësuesit e tij i kanë hedhur posht këto pretendime.

Duke folur për TMZ, një zëdhënës i këngëtarit tha se Bieber është “në një nga momentet më të mira të jetës së tij” dhe se imazhet e tij me rrathë të errët poshtë syve ishin rezultat i punës së tij te shumte shumë për muzikën e re.

“Narrativa e përsëritur se Justin po përdor droga të forta nuk është absolutisht e vërtetë,” tha përfaqësuesi.

Ata shtuan se viti i kaluar kishte qenë “transformues” për Bieber, i cili “i dha fund disa miqësive të ngushta dhe marrëdhënieve të biznesit që nuk i shërbenin më”.

Zëdhënësi i Bieber i quajti thashethemet “rraskapitëse dhe të dhimbshme” dhe pohoi se “megjithë të vërtetën e dukshme, njerëzit janë të përkushtuar të mbajnë gjallë narrativat negative, të dëmshme.”

Burimi i artikullit: https://au.lifestyle.yahoo.com/justin-bieber-shuts-down-fears-092025918.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C2xmpofPveR/