
Aldo e ka ngacmuar Tirin nëse ka pëlqim për ndonjë vajzë brenda shtëpisë vip në një bisedë të fundit. Këngëtari ka befasuar me përgjigjien duke thënë se ka një pikë të dobët për Rozana Radin.
Sigurisht Aldo nuk e ka besuar një gjë të tillë dhe e ka konsideruar gënjeshtër. Kjo video ka bërë zhurmë në rrjet dhe ka pasur një reagim nga ana e Krisës.
Krisa, ka reaguar në rrjete sociale pas kësaj deklarate, duke thënë se nuk di ende si ta përjetojë këtë situatë.
“Ma keni dërguar shumë këtë video, më keni bërë tag. Nuk e kam ende një përgjigje për këtë gjë, pasi prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk di çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë,” – ka shpjeguar Krisa në Instastory. Ajo shtoi se nuk mund ta hedhë poshtë një lidhje për një fjalë por nëse rikthehet do të sqarojë shumë gjëra.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/krisacaushii/