
Rozana ka folur shumë gjatë këtyre orëve të fundit për rikthimin e ish banorëve në shtëpinë e Big Brother. Rozana gjatë një bisede me Amber ka treguar se nuk është dakort me rikthimin e ish banorëve edhe pse Ledioni e sqaroi gjatë “Prime” që nëqoftëse një nga ish banorët do fitoj çmimin e madh do fitoj gjysmën e çmimit. Po për Rozanën kjo nuk është aspak e drejtë se lodhja mendore e banorëve që kanë hyrë që në fillim nuk duhet të krahasohet me ata që janë rikthyer.
Rozana: “Nuk paguhen lekët me trurin moj, me lojën e trurit të më vish e freskët ti mua, ça më shpërblehet moj rëndesa më shpërblehet. I kuptoj unë, i kuptoj të gjitha se ti ke qenë jasht dhe e di që unë i kuptoj të gjitha, a e kupton që unë jam e rënduar. Deri ditën e fundit që shkojmë në finale ne nuk mendojmë për lekët ne mendojmë për të shkuar në finale. Unë nuk mendoj për lekët kur debatoj me ty.”
Amber: “Ajo lodhja jote në fund do të shpërblehet dhe ti do marësh 50 mijë euro më shumë se unë që kështu i bie që jemi barazim. Këtu luhet për lekë dhe ty do të shpërblehet lodhja e trurit tënd ti do marësh 50 mijë euro më shumë se mua, a po më kupton?. Dhe unë kam preferuar që të marë 50 mijë euro dhe ndoshta këtu lodhem më shumë se ty për sa je lodhur ti për kaq ditë. Ti për lekët mendon o Rozana se për leket je këtu, për çfarë po e lodh trurin ti? A po e lodh për çmimin e madh.”
Burimi i artikullit:https://www.instagram.com/p/DGidI9SsTyY/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rozana_radi/