
Sipas rregullores së Big Brother – Ja kush është vendimi që mund të marr produksioni për Gjestin
Vendimi i papritur i Gjestit natën e mbrëmshme që të kapërcente murin rrethues të shtëpisë së Big Brother Vip, ka sjell Zarf të Zi brënda shtëpisë. Po ccfarë vendimi mund të marr produksioni për Gjestin? Sipas rregullores së formatit që është i famshëm në të gjithë botën, Gjesti mund të marr një paralajmërim për përjashtimin nga Big Brother. Kjo rregullore është e publikuar ne faqen zyrtare te “Pinoy Big Brother”, të cilët e kanë shpjeguar që kjo është një rregullore që zbatohet në të gjithë botën dhe se është ndryshuar për herë të fundit në vitin 2022. Do presim dhe do shikojmë të shtunën se cfarë vendimi do të marr Vëllai i Madh.
Më posht është rregullorja e Big Brother:
Shkelje me Një Paralajmërim
- Të qëndrosh afër derës së “Dhomës së Rrefimit” gjatë një votimi të drejtpërdrejtë.
- Të përdorësh produksionin si një strategji.
- Të shpërthesh ose të arratisesh nga shtëpia.
- Të thuash se konkurrimi është “i manipuluar” ose “i rregulluar”. (Nëse ka ndonjë shqetësim në lidhje me drejtësinë e një konkurimi, duhet të raportohesh menjëherë te produksioni.)
Shkelje me Dy Paralajmërime
- Të kërcënosh ose të nënkuptosh dëmtimin e një tjetër banori.
- Të refuzosh të marrësh një vendim gjatë një ceremonie; të mbash kohën.
- Të dalësh nga shtëpia përmes derës kryesore.
- Të përdorësh fjalë denigruese, diskriminuese ose fyerëse.
- Të përpiqesh të kontaktosh botën jashtë për qëllime loje.
- Të ofrosh ryshfet ose të paguash shokët e shtëpisë për t’i bërë gjëra për ty (përveç nëse është pjesë e një zhvillimi të lojës).
Shkelje me Tre Paralajmërime
- Të kesh një llogari alternative në audiencë.
Të shfaqësh mungesë respekti dhe të mos i bindesh produksionit.
- Të sabotosh të tjerët gjatë një konkurrimi.
Shkelje Ekstreme (Përjashtimi nga Lojë)
- Të vazhdosh të shkelësh të njëjtën rregull pas një paralajmërimi.
- Të keqpërdorësh lojën.
- Të publikosh informacione personale të një banori tjetër (doxxing).
Shënim: Banorët mund të përjashtohen përfundimisht pasi të akumullojnë katër paralajmërime, në varësi të ashpërsisë dhe përsëritjes së shkeljeve të tyre.