
Sara dhe Pajtimi janë prej kohësh në një lidhje dashurie. Romanca e tyre ka filluar në Big Brother Vip dhe deri më tani i ka mbijetuar shumë mirë sfidave.
Pyetja që bën shpesh kurioz ndjekësit është rreth finalizimit të romancës së tyre me një hap më të guximshëm.
A do të kemi një dasmë së shpejti?
Teksa ishte e ftuar në ‘Zë me Mirën’, ajo theksoi se nuk ka një dasmë në sfond dhe që, në vend që të shpenzonin paratë për një festë të madhe, preferojnë të investojnë ato në mundësi më produktive.
“Nuk ka një dasmë në sfond. Unë mendoj që ato lekë që do të harxhonim për dasmë, më mirë që unë dhe DJ PM t’i harxhojmë për disa gjëra të tjera. Më mirë bëjmë një biznes ose ikim me pushime diku”, shpjegoi Sara.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=cZN65Xn-rvQ
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sarah.berisha/