
Vendi ynë ditën e premte parashikohet të jetë në mbizotërimin e vransirave të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke bërë që të kemi momente të pakta me rreshje shiu kryesisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qëndrore pritet të jenë më të dukshme.
Ndërsa në zonat e thella malore kryesisht në verilindje dhe në juglindje do të kemi shfaqe të pakta të dëborës. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar deri në 2 gradë celcius në qytetet e Pukës, Peshkopisë edhe të Ersekës.
Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë regjistruar nga 5 dhe deri në vlerën 10 gradë celcius në vijën bregdetare. Ndërsa maksimumet do të jenë në vlerën 15 gradë celcius në ultësirën perëndimore ndërsa në zonal malore do të kemi maksimume të cilat do të jenë jo më shumë se vlera 10 gradë celcius.
Përsa i përket parametrit të erës herë pas here do të ndryshojnë shpejtësi deri në 45 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jug perëndimor.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=y1k1DCrfeqE
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/misty-mountain-peaks-in-lenggries-bavaria-30861687/