Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 mars 2025
Parashikimi i motit, 5 mars 2025
0

Parashikimi i motit, 5 mars 2025

0
0

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku vranësirat do të jenë disi më të dendura, por nuk priten reshje.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-herëshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në zonat Juglindore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: