
Unikatili dhe familja e tij po kalojnë momente të vështira për shkak të hmbjes së të shtrenjtit të tyre.
Unikkatili ka reaguar për herë të parë për humbjen e rëndë të vëllait. Mentor Palokaj u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë më 2 mars. “Zemra ime u thye në miliarda copa. Ke qenë gjithmonë aty për mua. Ty që të kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun më të mirë. Ti më deshe më shumë se veten, e edhe unë ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshur, pozitiv e sypatrembur. Trimi im!
Edhe në momentet e fundit ke thënë mos të më tregonin mua, sepse ke pasur brengë se po pësoja aksident duke u ngutur të vija te ti. Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm në ëndrra.’
Linku:https://www.instagram.com/unikkatilofficial/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/unikkatilofficial/