
Loredana dhe Jozi janë një nga çiftet më të komentuara në BBV. Ata kanë pasur shumë ulje ngritje mes tyre. Dyshja pësuan një krizë të fortë mes tyre dhe pse Jozi u rikthye në shtëpinë vip gjërat nuk ndryshuan mes tyre.
Produksioni ka vendosur një pjesë të intervistës së Jozit ku shpreht se e do shumë Lorin.
Për ta komplikuar situatën, produksioni vendosi të luante një këngë-dedikim për Loredanën, duke e vendosur atë në një pozicion të sikletshëm.
Dhe pse banorët nuk duhet të reagonin Loredana ka bërë të kundërtën.
Por Loredana ka shkuar më pas duke e përqafuar Jozin si një shenjë falenderimi, por mund të jetë kjo dhe një rrugë për ribashkim.
Ata kanë biseduar në orët e vona për të sqaruar kalvarin e pakënaqësive që kanë pasur ndaj njëri-tjetrit. Mbetet për tu parë në vijim nëse do të kemi një rikthim mes tyre.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/