
G Bani në daljen e tij të fundit për emisionin Ndryshe ka komentuar për rikthimin e Eglit në Big Brother.
Në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, këngëtari u shpreh:
‘Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=JTZk6ptbvXI
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=JTZk6ptbvXI