
Dita e enjte për territorin Shqiptar do të sjelli rritje të temperaturave në të dyja vlerat ekstremume ditore duke bërë që në mëgjese të ngjiten në minus 1 gradë celcius në qytetet e zonës malore.
Ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 3 e deri në 8 gradë celcius, edhe gjatë mesditës do të kemi një rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen shumë pranë vlerave 18 gradë celcius në vijën bregdetare. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të luhaten nga 15 dhe deri në vlerën 16 gradë celcius duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, në zonat malore do të kemi maksimume në vlerën 11 gradë celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës herë pas here do të kemi kalime të vransirave por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje.
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/white-clouds-on-blue-sky-267149/