
Dita e henë për territorin Shqiptar nis në mbizotërimin e motit të pa qëndrueshëm duke bërë që vransirat e dendura të jenë prezente në orët e prat ë mëngjesit parashikohet që herë pas here të ketë zhvillime duke bërë që të kemi dhe momente të pakta me rreshje shiu. Kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites vransirat do të jenë më të dëndura parashikohet të sjellin dhe rreshje më të konsiderueshme në territorin Shqiptar të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qëndrore.
Në zonat jugore dhe në zonat juglindore pritet që rreshjet të jenë më të pakta mbrëmja sjell një ndërprerje të përkohëshme. Përsa I përket temperaturave në orët e para të mëngjesit kemi një tjetër rritje të tyre në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka të regjistrohen në 5 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore nga 7 dhe derinë në vlerën 13 gradë celcius në vijën bregdetare edhe gjatë mesditës do të kemi një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në ultësirën perëndimore në 22 apo 23 gradë celcius në zona të izoluara. Ndërsa në zonat malore kemi maksimume të cilat pritet të jenë deri në vlerën 16 gradë celcius.
Parametri I erës herë pas here shfaqet problematik pasi pritet të jetë me një shpejtësi edhe mbi 70 kilometra për orë në intervale të shkurtra kohore.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=tBGXVZU9OqI&t=1s
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/asphalt-road-in-middle-of-green-grass-field-461769/