Home Lifestyle Parashikimi motit, 25 mars 2025
Parashikimi motit, 25 mars 2025
0

Parashikimi motit, 25 mars 2025

0
0

Territori Shqiptar ditën e martë parashikohet të mbetet në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vransirat e dendura të jenë dominante për gjatë gjithë 24 orshit, do të kemi rritje të lagështirës në ajër çka do të bëjë që herë pas here të kemi rreshje të karakterit lokal në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës rreshjet do të jenë më të konsiderueshme më të fokusuara kryesisht në zonat veriore.

Përsa I përket pjesës tjetër të territorit rreshjet do të jenë në sasira më të pakta, parametri I erës shfaqet problematik pasi do të jetë me një shpejtësi edhe mbi 60 kilometra për orë duke bërë që të kemi problematike përsa I përket trafikut detar.

Përsa I përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar deri në 5 gradë celcius në qytetet e zonave malore. Në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit luhaten nga 6 dhe shumë pranë vlerave 11 gradë celcius në vijën bregdetare, përsa I përket orëve të mesditës kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë shumë pranë vlerave 20 gradë celcius ne ultësirën perëndimore.

Ndërsa një rënie disi më e ndjeshme të temperaturave të ajrit do të jetë në zonat malore duke bërë që maksimumet të jenë shumë pranë vlerave 11 gradë celcius.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/category/parashikimi-motit/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/stunning-view-of-lake-louise-with-majestic-mountains-31241370/