Parashikimi motit, 29 mars 2025 – ArkivaNews
Home Lifestyle Parashikimi motit, 29 mars 2025
Parashikimi motit, 29 mars 2025
0

Parashikimi motit, 29 mars 2025

0
0

Dita e shtunë do të sjelli rënie të temperaturave të ajrit në territorin Shqiptar duke bërë që vlerat minimale në qëtetet e zonave malore të regjistrohen në 1 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo dhe në Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 4 e deri në 8 gradë celcius.

Përsa i përket orëve të mesditës do të kemi maksimume të cilat do të jenë jo më shumë se vlera 18 gradë celcius në vijën bregdëtare ndërsa në pjesën tjetër të ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të luhaten nga 15 dhe deri në vlerën 17 gradë celcius duke përfshir këtu edhe kryeqytetin.

Në zonat malore presim maksimume jo më shumë se vlera 11 gradë celcius, përsa i përket kushteve atmosferike do të vijojnë vransirat e dendura të jenë prezente duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime.

Në ultësirën perëndimore do të kemi rreshje të pakta shiu porn ë intervale të shkurtra kohore, do të kemi rishfaqje të rrebesheve të shiut po kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Ndërsa në zonat malore do të kemi prezente rreshjet e pakta të dëborës të dukshme kto do të jenë në zonat verilindore dhe në juglindje

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-29-mars-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/natural-landscape-sunflowers-field-sunny-day_6850624.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=7c85cd50-0078-438d-8d84-711954718db0&query=sunny+day