Prezantimi i Luizit në Fan Club ishte një habi për fansat e programit. Pas prezantimit të tij ka patur një sërë reagimesh në rrjetet sociale ku shumica e mbështesnin dhe madje kishte nga ata që i’u duk një gjest shumë romantik, por sipas Kiarës ka patur dhe nga ata që e kanë kritikuar sjelljen e Luizit duke e quajtur të pa nevojshme që ai të mbronte gruan e tij.
E ftuar në “Wake Up”, Kiara tito ka folur për momentin që Luizi prezantoi atë në nisje të “Fan Club” dhe se çfarë përjetoj ajo nga fjalët romantike që Luizi tha për të.
Kiara Tito: “Isha me dorë në zemër në momentin që doli Luizi duke ditur dhe natyrën e tij spontane por jo në fakt ishte një gjë shumë e bukur. Disa mund të mendojnë që Luizi erdhi për të më mbrojtur mua kundrejt televizionit, por në fakt ishte një thirrje për komentet që ne kemi diskutuar edhe në rrjetet sociale që janë gjatë gjithë kohës duke kritikuar dhe duke prishur punë në një farë mënyre edhe me familjen. Ishte një thirrje për ta dhe ishte një gjë ndryshe nga çfarë është parë zakonisht.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DQWtdGtCK-s/?img_index=1