Home Lifestyle Parashikimi motit, 6 janar 2026
Parashikimi motit, 6 janar 2026
0

Parashikimi motit, 6 janar 2026

0
0

Do të mbeten kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar duke bërë vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenën dominante por në sasi të pakta ku më të fokusuara reshjet do të mbeten sërisht në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri gjatë natës kur pritet dendësim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Korces deri në 15 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në Durrës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 kilometër në orë nga drejtimi verior dhe verilindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-6-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/weather-effects-composition_33609915.htm#fromView=search&page=1&position=0&uuid=74128a1f-6d13-4caa-a525-77a88d5b856d&query=+rainy+day