Situate shumë të rënda ka ndodhur në Big Brother Vip Kosova, ku Elijona akuzon Ludon për ngacmim seksual. Kjo akuza ka sjellë debate të ashpra mes Elijonës dhe Lodos ku janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Klodi në mbrojte të Elijonës ndërsa Alba në mbrojtje të Ludos. Video në fjalë nuk është as në rrjetet sociale zyrtare të Big Brother Kosova dhe as në platformën youtube.
Në shpjegimin që ka bërë Elijona kur e ka diskutuar me Labinotin ka treguar se Ludo ka marrë mikrofonin dhe me litarin e tij ia ka lidhur Elijonës në qafë dhe i ka thënë që kshu e do ti. Për këtë situatë kaq të rëndë do të duhet të presim “Prime-n” e të premtes që të shikojmë dhe videon dhe si ka qenë situata në të vërtetë mes Elijonës dhe Ludos ku ky i fundit e ka mohur në mënyrë kategorike që të ketë qenë për qëllim ngacmimi seksual thjesht sipas Ludos ka qenë shaka.
Elijona: “Kam marr litarin e mikrofonit dhe ma ka hedh në qafë dhe ma ka shtrënguar dhe më ka thënë që kështu e do ti. Në moment unë nuk e kuptova dhe thoja me vete mos po egzagjeroj sepse unë nuk jam njeri me mëndje të prishur i kuptoj shakatë. Më ka thënë shpesh që ty ta nguli thikën, ti po kërkon të rrihesh kështu gjërash më ka thënë gjithmonë dhe unë normal që nuk jam njeri që i egzagjeroj gjërat, por aq jam ndjerë në siklet se nuk dita as si të reagoj. Kjo është një temë shumë e ndjeshme dhe ti nuk e din se ku e prek tjetrin(qan).”
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=UwSLhzICH3s&t=485s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DKc4ACINQts/?img_index=1