Juxhini, Selinë dhe Miri janë këtë jav në nominim për shkak të thyerjeve të rregulla që ata kanë nënshkruar në kontratë. Duket se ky nominim e ka “tërbuar” Juxhini i cili po kërkon shkas që ti shpëtoj nominimit duke u kapur me Ilirin që ta nervozojë atë dhe të dal me Zarf të Zi. Në një bisedë me Kristi ky i fundit i thoshte që të duhet me patjetër të bësh dikë kurban që ti shpëtosh këtij nominimi të vështirë. Juxhini e kishte në mëdyshje nëse do ta bënte sepse për të nuk ja vlen të krijojë situate kot nga hiçi, por mesa duket Juxhini nuk e ka zbatuar atë që tha se gjatë orëve të fundit ai e ka ngacmuar nonstop Ilirin që ta nxjerri nga vetja.
Kristi: Dikush duhet të bëhet kurbani.
Juxhini: Ate po mendoja por duhet të gjesh edhe mënyrën se dhe të stisër gjëra kot nuk shkon.
Kristi: A e di çfarë do të thotë ti mbijetosh këtij nominimi për ty?
Juxhini: E di por gjithsesi duhet të gjej një mënyrë të pastër se unë nuk dua të dal nga rruga ime për të stisur gjëra.
Kristi: Ti sa erdhe e bëre Ilirin të dilte nga vetja ndoshta duhet ta bësh sërisht ke 4 ditë kohë.
Burimi i artikullit:
https://www.instagram.com/p/DTNAzl5CjMI/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DSn4J_tDJ6f/