Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat do të paraqien në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu si edhe reshje dëborë në zonat e thella malore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu si edhe reshje dëbore zonat përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre duke u luhatur nga -1 gradë celcius temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Bajram Curri dhe maksimumi do të ngjitet deri në 14 gradë celcius në qarkun e Fierit dhe Durrësit.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 45 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht lindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-enjte-22-janar-2026/