Një stuhi e fuqishme ciklonare e zhvilluar në Perëndim të Ballkanit do të sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike në vendin tone për pasoje vranësirat dhe shirat do të jenë prezente të cilat në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë shtrëngate herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere.
Orët e pasdites do të mbeten me vranësira dhe shira por intensiteti i tyre do të jetë në rënie graduale. Ky destabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë celcius temperatura më e ulët në verilindore të territorit deri në 15 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 kilometra në orë nga drejtimi juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-hene-26-janar-2026/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/cloudy-nature-landscape-by-lake_26324393.htm#fromView=search&page=1&position=20&uuid=76deb28d-cee1-41e6-94e6-ba7919b102ad&query=cold+cloudy+day