Gjashtë orë në gjykatë, Blake Lively dhe Justin Baldoni dështojnë në arritjen e marrëveshjes
Aktorja Blake Lively dhe regjisori/aktor Justin Baldoni u përpoqën të gjenin një zgjidhje pa shkuar në gjyq gjatë një seance në New York City, por pas rreth gjashtë orësh bisedimesh mes palëve dhe ekipet e tyre ligjore nuk arritën asnjë marrëveshje. Kjo përpjekje ishte një nga hapat e fundit përpara se çështja e ngritur nga Lively kundër Baldonit të shkojë në gjyq më 18 maj 2026.
Lively e kishte paditur Baldonin për ngacmim seksual dhe hakmarrje, duke pretenduar sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve të filmit It Ends With Us.
Baldoni ka mohuar akuzat dhe po përballet me padinë, ndërsa avokati i tij ka deklaruar jashtë gjykatës se pret që çështja të shkojë në gjyq dhe se ende mund të ketë vend për bisedime të mëtejshme.
Të dy aktorët dolën nga godina e gjykatës pa dhënë komente për mediat, dhe çështja e tyre ligjore pritet të jetë një nga spektaklet e mëdha të sezonit gjyqësor në Hollywood.