Krusita flet pas daljes nga “Big Brother VIP”: “Me Kristin kishim kimi fantastike, jashtë do ta shohim si do shkojë”
Këngëtarja Krusita ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke ndarë me publikun përjetimet e saj dhe ndjesitë që mori nga kjo eksperiencë intensive. Në një intervistë televizive, ajo tregoi se realiteti brenda shtëpisë është shumë më ndryshe nga ai që perceptohet nga ekrani, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një nga eksperiencat më të bukura që ka kaluar.
Sipas saj, hyrja në një lojë ku banorët janë tashmë të ambientuar dhe të përfshirë në dinamika të krijuara më herët është një sfidë më vete. Ajo pranoi se i është dashur kohë për të kuptuar situatat dhe për t’u bërë pjesë e plotë e lojës, por theksoi se arriti të krijojë ndjesi të sinqerta dhe afeksion për disa prej banorëve.
Një nga momentet më të veçanta për të ishte raporti me Kristin, të cilin e përshkroi si një lidhje me kimi të fortë dhe mirëkuptim të natyrshëm. Ajo la të hapur mundësinë që marrëdhënia mes tyre të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë, duke theksuar se dëshiron të presë daljen e tij për të kuptuar më qartë se si do të rrjedhin gjërat larg kamerave.
“Ishte një eksperiencë fantastike. Aty brenda është një përjetim krejt tjetër nga ai që shihet jashtë. Është një nga eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Është shumë e vështirë të përfshihesh në lojë si banorët që kanë hyrë që në fillim — ata janë të ambientuar dhe të duhet kohë të kuptosh situatat dhe të përfshihesh. Aty krijova ndjesi të bukura për ata njerëz dhe u afeksionova ndaj tyre. Raporti me Kristin do të mbetet një nga gjërat më të bukura. Jashtë do të vazhdojmë të kemi kontakt dhe do të jemi njerëz shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Kishim një kimi fantastike, por për sa kohë isha unë aty, ajo mbetet aty. Nuk e di çfarë do të ndodhë jashtë. Kristi është shumë i zgjuar, i talentuar, shumë i qetë dhe i peshon fjalët. Më dukej sikur gjeta veten dhe kuptoheshim pa folur. Nuk dua të them gjë për raportin tonë jashtë; thjesht do të pres që të dalë dhe të bëjmë një bisedë. Do të doja të mos vendoste më lente të zeza, sepse i ka sytë shumë të bukur”, u shpreh ajo.
Burimi:https://top-channel.tv/
Foto:https://www.instagram.com/p/BrNqnOuFDwZ/