Home ShowBiz Nga batutat te “romanca” çfarë po ndodh mes Selin dhe Gimbos?
Nga batutat te “romanca” çfarë po ndodh mes Selin dhe Gimbos?
0

Nga batutat te “romanca” çfarë po ndodh mes Selin dhe Gimbos?

0
0

 

Situata dhe të papriturat në Big Brother Vip janë gjithëmonë sfiduese. Në qënder të vemendjes keto ditë ka qenë pikrisht Dj Gimbo dhe Selin.

Pas kalimit të tij nga “shpella” në shtëpi, Gimbo ka kërkuar të komunikojë me Selin, ndërsa pranë saj ndodhej edhe Mateo. Biseda mes tyre ka nisur me tone lozonjare, duke u kthyer shpejt në një shkëmbim batutash që herë-herë u shoqërua edhe me ironi.

Në një moment, situata u bë më e gjallë pasi Selin reagoi për një incident të vogël me kafen, duke sjellë menjëherë reagimin e Gimbit, i cili mes shakave u shpreh se do t’i “thyente kokën” Mateos. Megjithatë, gjithçka mbeti në kuadër humori, pasi edhe vetë Selin e qartësoi se ishte thjesht një situatë e ekzagjeruar për shaka.

Mes gjithë këtij komunikimi, nuk munguan as fjalët e afeksionit, ku Gimbo iu drejtua Selinit me tone të buta, duke i thënë “të dua”, duke treguar se mes tyre ka një afërsi që shkon përtej batutave.

Kjo bisedë ka tërhequr menjëherë reagime në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si një moment argëtues dhe atyre që mendojnë se raportet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më komplekse brenda shtëpisë.

Burimi: https://bigbrothervip.top-channel.tv/?_gl=1%2Azm62tp%2A_ga%2ANDkwMTIxMTgwLjE3NzA3MjgxMzI.%2A_ga_ZSFJQH1PRP%2AczE3NzA5ODYyNzMkbzEzJGcxJHQxNzcwOTg5MTE1JGozMSRsMCRoMA..

Foto: https://www.instagram.com/selinbollatii/

tags: