Në një kohë kur trendet e TikTok-ut shpesh bëhen virale brenda natës, një zakon i thjeshtë si pirja e ujit të ngrohtë po rikthehet në qendër të vëmendjes. Edhe pse për shumëkënd mund të duket si diçka e re, në fakt kjo praktikë është përdorur prej shekujsh në kultura të ndryshme, veçanërisht në Mjekësinë Tradicionale Kineze.
Ekspertët thonë se pirja e ujit të ngrohtë me gllënjka gjatë ditës nuk është thjesht një trend, por një zakon i dobishëm për shëndetin, sidomos për sistemin tretës dhe balancën e organizmit.
Ja disa nga arsyet pse duhet ta konsideroni këtë praktikë:
Ndihmon tretjen
Uji i ngrohtë ndihmon stomakun të funksionojë më mirë, duke lehtësuar shpërbërjen e ushqimit dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. Ai mbështet atë që në Mjekësinë Tradicionale Kineze quhet “zjarri tretës”.
Ul fryrjen dhe parehatinë
Ndryshe nga uji i ftohtë, i cili mund të ngadalësojë tretjen, uji i ngrohtë ndihmon në relaksimin e muskujve të traktit tretës, duke reduktuar fryrjen dhe ndjesinë e rëndesës pas vakteve.
Përmirëson qarkullimin e gjakut
Nxehtësia vepron si një vasodiluese natyrale, duke ndihmuar në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit në trup.
Ndihmon energjinë e trupit
Sipas filozofisë kineze, uji i ngrohtë ndihmon në rrjedhën e “chi”-së, energjisë jetike, duke mbajtur organizmin në ekuilibër dhe duke shmangur lodhjen pas ngrënies.
Kursen energjinë e trupit
Kur pini ujë shumë të ftohtë, trupi duhet të shpenzojë energji për ta ngrohur atë para se të fillojë tretja. Uji i ngrohtë shmang këtë proces, duke e bërë tretjen më efikase.
Në përgjithësi, specialistët sugjerojnë që uji i ngrohtë të konsumohet në mënyrë të rregullt, sidomos në mëngjes dhe pas vakteve, për të ndihmuar organizmin të funksionojë më mirë.
Linku; https://www.vogue.com/article/drinking-hot-water-benefits
Foto; Freepik.com