Home ShowBiz Capital T dhe Adrola nuk fshihen më, publikojnë foto së bashku
Capital T dhe Adrola nuk fshihen më, publikojnë foto së bashku
0

Capital T dhe Adrola nuk fshihen më, publikojnë foto së bashku

0
0

Pas muajsh aludimesh dhe thashethemeve që qarkullonin në rrjet, duket se gjithçka është konfirmuar pa shumë fjalë. Capital T dhe Adrola Dushi kanë zgjedhur pikërisht 14 shkurtin për të bërë publik raportin e tyre, duke ndarë një moment intim me ndjekësit.

Një foto e vetme ka mjaftuar për të “thyer heshtjen”. Reperi shfaqet pranë modeles së njohur, në një atmosferë romantike, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Pa deklarata të gjata apo intervista, Capital T ka zgjedhur një mesazh të shkurtër, por domethënës, duke treguar se preferon t’i mbajë gjërat e rëndësishme larg syrit publik.

Ky postim ka mjaftuar që rrjetet sociale të “shpërthejnë”, ndërsa fansat dhe figurat publike kanë reaguar menjëherë me komente dhe urime, duke e konsideruar këtë si konfirmimin zyrtar të një romance të shumëpërfolur.

Edhe pse prej kohësh përfliteshin për një lidhje, çifti kishte zgjedhur të mos ekspozohej publikisht. Por këtë herë, mesa duket, ata kanë vendosur të mos fshihen më.

Linku: https://www.instagram.com/truekapo/

Foto: https://www.instagram.com/truekapo/