Home ShowBiz “Më vjen turp…” , Loredana shpërthen pas këngës së Mozzik, akuza të forta për ish-partnerin
“Më vjen turp…” , Loredana shpërthen pas këngës së Mozzik, akuza të forta për ish-partnerin
0

“Më vjen turp…” , Loredana shpërthen pas këngës së Mozzik, akuza të forta për ish-partnerin

0
0

Polemikat mes Mozzik dhe Loredanës janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas publikimit të projektit muzikor të reperit që u interpretua nga publiku si një “diss” i drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij.
Pas shumë kohësh heshtje, Loredana ka vendosur të flasë hapur, duke dhënë një reagim të fortë që ka bërë menjëherë bujë në rrjet. Në një intervistë të paralajmëruar, artistja shprehet se situata e krijuar e ka prekur thellë dhe nuk ka nguruar të lëshojë akuza të drejtpërdrejta ndaj Mozzik.
Ajo thekson se për një kohë të gjatë ka zgjedhur të heshtë për hir të vajzës së tyre, por sipas saj, situata ka kaluar çdo kufi. “E kam duruar shumë, për shkak të vajzës”, lë të kuptohet Loredana, duke shtuar se nuk e pranon që konflikti mes tyre të ndikojë tek fëmija.
Reperja shkon edhe më tej, duke aluduar se Mozzik është më i fokusuar tek imazhi i tij publik dhe karriera, sesa tek roli si prind. Sipas saj, ai mund të dëmtojë atë personalisht, por nuk duhet të përfshijë vajzën në këtë histori.
Deklaratat e saj vijnë menjëherë pas publikimit të këngës së Mozzik, pjesë e një projekti më të gjerë muzikor, i cili ka ngjallur reagime të shumta për tekstet e forta dhe referencat personale. Në disa vargje, reperi përmend edhe marrëdhënien me ish-partneren dhe situata që lidhen me jetën e tyre private, çka ka rritur edhe më shumë tensionin mes tyre.
Ky nuk është reagimi i parë i Loredanës, pasi më herët ajo kishte lënë të kuptohej pakënaqësia e saj përmes një reagimi ironik në rrjetet sociale, që u interpretua si përgjigje ndaj përmendjes në këngë.
Rikthimi i këtij konflikti në publik ka ndezur sërish debatet mes fansave, të cilët janë ndarë në dy kampe: ata që mbështesin Mozzik për sinqeritetin në muzikë dhe ata që kritikojnë përfshirjen e jetës private në tekstet e tij.
Duket se raporti mes dy artistëve, edhe pse i mbyllur prej kohësh në aspektin personal, vazhdon të jetë i tensionuar, ndërsa çdo projekt i ri muzikor rikthen në vëmendje historinë e tyre dhe përplasjet që nuk janë shuar ende.

Burimi: https://www.instagram.com/loredana/

Foto: https://www.instagram.com/loredana/