“U sulmua në mes të rrugës”, Alaudin Hamiti reagon për herë të parë: U gjenda i papërgatitur…
Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka reaguar për herë të parë pas incidentit të ndodhur ndaj tij, ku u përfshi në një përplasje fizike në rrugë.
Ngjarja, e cila u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim tek publiku, pasi në pamjet e shpërndara shihet momenti kur një person i afrohet moderatorit dhe situata përshkallëzohet në kontakt fizik
Deri më tani, arsyet që çuan në këtë incident mbeten të paqarta, ndërsa nuk ka detaje zyrtare mbi identitetin e personit të përfshirë apo motivet e sulmit.
Pas gjithë zhurmës së krijuar, Hamiti ka zgjedhur të reagojë publikisht gjatë spektaklit, duke treguar se u gjend i papërgatitur për atë që ndodhi.
“U gjeta i papërgatitur, sepse nuk pret që dikush të të sulmojë në rrugë pa asnjë arsye,” u shpreh ai, duke shtuar se nuk dëshiron t’i japë më shumë rëndësi ngjarjes.
Moderatori theksoi se pavarësisht incidentit, gjendja e tij është e mirë dhe ai është i fokusuar tek puna dhe spektakli që drejton.
“Jam mirë, siç më shihni. Le të fokusohemi tek ajo që na bashkon Big Brother VIP Kosova,” u shpreh ai, duke tentuar të minimizojë situatën.
Ndërkohë, rasti ka ngritur shumë pikëpyetje mbi sigurinë e figurave publike, sidomos në një periudhë kur emisioni që ai moderon është në kulmin e vëmendjes dhe çdo zhvillim rreth tij merr jehonë të madhe në publik.
Burimi: https://www.instagram.com/alaudinhamiti/
Foto: https://www.instagram.com/alaudinhamiti/