Home ShowBiz Benny Blanco bëhet viral pas skenës në podcast ku shfaq këmbët e pista
Benny Blanco bëhet viral pas skenës në podcast ku shfaq këmbët e pista
0

Benny Blanco bëhet viral pas skenës në podcast ku shfaq këmbët e pista

0
0

Benny Blanco eshte perballur me nje vale te madhe kritikash ne rrjetet sociale pasi u shfaq ne episodin e pare te podcastit te tij Friends Keep Secrets me kembet e pista mbi divan. Producenti dhe kantautori i njohur amerikan u be objekt diskutimi menjehere pas publikimit te episodit, kur ndjekesit vunë re detajin qe shpejt u kthye ne viral.

Ne pamjet e shperndara online, Blanco shihet i shtrire rehat ne nje divan, zbathur dhe me kembet mbi jasteke. Ajo qe terhoqi vemendjen e publikut ishte fakti qe shputat e tij dukeshin te nxira dhe te pista, gje qe shkaktoi reagime te shumta ne platforma si X dhe YouTube. Komentet varionin nga batuta ironike deri te kritika te drejtpërdrejta per higjienen e tij personale.

Shume perdorues e konsideruan momentin te papershtatshem, sidomos duke pasur parasysh se behet fjale per nje produksion profesional dhe nje figure publike me ndjekje te madhe. Disa komente shkuan edhe me tej, duke perfshire ne diskutim partneren e tij, kengetaren Selena Gomez, dhe duke bere aludime per marredhenien e tyre.

Perballe bujes online, Benny Blanco reagoi gjate nje paraqitjeje ne nje emision televiziv, ku u pyet drejtpërdrejt per situaten. Ai deklaroi se faji nuk ishte i tij dhe se ambienti ku ishte realizuar xhirimi mund te kete ndikuar ne pamjen e kembve te tij. Sipas tij, dita e regjistrimit kishte qene e ngarkuar, me shume levizje ne studio dhe me hyrje dalje te vazhdueshme, cka mund te kete bere qe dyshemeja te ishte me e papaster.

Ne menyre humoristike, ai vendosi ta trajtoje situaten me sportivitet. Ne studio ai hoqi corapet dhe tregoi nje kembe, duke pretenduar se ishte e paster, gjest qe shkaktoi te qeshura ne publik dhe ne rrjete sociale. Ky moment u shpernda gjeresisht dhe u komentua po aq sa pamjet fillestare te podcastit.

Bashkeprezantuesi i tij ne podcast konfirmoi se episodi ishte regjistruar ne kushte te zakonshme dhe se nuk kishte asnje qellim per te provokuar reagime. Sipas tij, gjithcka ishte nje moment i rastesishem qe mori permasa me te medha se sa pritej.

Pavaresisht kritikave, situata duket se i ka sherbyer si nje forme publiciteti podcastit te ri. Episodi i pare mori shikueshmeri te larte dhe diskutimi online e mbajti emrin e Benny Blanco ne qender te vemendjes per disa dite me radhe. Edhe pse nje pjese e publikut e konsideroi momentin te pakendshem, te tjere e pane si nje situate te ekzagjeruar nga rrjetet sociale.

Ngjarja eshte nje tjeter shembull i faktit se si nje detaj i vogel mund te shnderrohet ne teme globale diskutimi ne epoken e mediave sociale, ku cdo moment filmik analizohet dhe komentohet ne kohe reale.