Nje studim i ri shkencor ka zbuluar se buzëqeshjet dhe shprehjet e tjera te fytyres nuk kontrollohen nga nje zone e vetme e trurit por nga nje bashkepunim kompleks i disa rajoneve qe punojne njekohesisht.
Sipas studimit shprehjet e fytyres jane rezultat i sinjaleve te trurit qe kodojne kuptimin emocional dhe levizjen e muskujve. Kur nje person buzëqesh kjo nuk eshte thjesht nje levizje fizike e fytyres por nje mesazh social qe ndikon edhe tek personat e tjere duke nxitur reagim dhe komunikim.
Hulumtimi u realizua tek majmunet makake primate qe kane muskuj dhe shprehje te fytyres shume te ngjashme me njerezit. Shkencetaret regjistruan aktivitetin e trurit te kafsheve ndersa ato prodhonin gjeste te ndryshme te fytyres si perplasja e buzeve nje sinjal miqesor social kercenimi dhe pertypja.
Rezultatet treguan se shume rajone te trurit aktivizohen sa here fytyra leviz. Qelizat nervore ne zonat qe lidhen me motivimin planifikimin ndjesine dhe kontrollin motorik ishin aktive gjate te gjitha shprehjeve. Kjo tregon se asnje zone e vetme nuk eshte pergjegjese per nje shprehje specifike te fytyres.
Ajo qe i dallon rajonet e trurit nuk eshte lloji i shprehjes por koha e aktivitetit te tyre. Disa zona reagojne shpejt dhe ndjekin levizjet e sakta te muskujve te fytyres ndersa zona te tjera ruajne sinjale me te ngadalta dhe me te qendrueshme qe fillojne edhe para se shprehja te shfaqet.
Sipas studiuesve disa pjese te trurit mund te parashikojne se cila shprehje e fytyres do te ndodhe gati nje sekonde para se fytyra te levize. Keto sinjale lidhen me motivimin gjendjen e brendshme dhe kontekstin social te individit.
Ne momentin kur fillon levizja rajonet qe kontrollojne levizjen motorike reagojne me shpejtesi duke koordinuar muskujt e fytyres. Studiuesit e krahasojne kete proces me nje orkester ku pjese te ndryshme te trurit punojne ne ritme te ndryshme por ne harmoni per te krijuar nje shprehje te plote dhe kuptimplote.
Zbulimi i ri ndihmon shkencetaret te kuptojne me mire se si funksionon komunikimi permes shprehjeve te fytyres dhe pse nje buzëqeshje mund te kete nje ndikim kaq te madh ne marredheniet shoqerore mes njerezve.
Burimi: https://arstechnica.com/science/2026/01/macaque-facial-gestures-are-more-than-just-a-reflex-study-finds
Foto:Freepik.com