Home ShowBiz Kriset raporti mes Gimbos dhe Mateos në shtëpinë e BBV ,në mes përmendet edhe Brikena
Kriset raporti mes Gimbos dhe Mateos në shtëpinë e BBV ,në mes përmendet edhe Brikena
0

Kriset raporti mes Gimbos dhe Mateos në shtëpinë e BBV ,në mes përmendet edhe Brikena

0
0

Marrëdhënia mes Gimbos dhe Mateos duket se ka marrë një kthesë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP, pas një deklarate që u transmetua gjatë spektaklit të së martës.

Gimbo u shfaq i irrituar në dhomën e rrëfimit, duke reaguar ndaj disa komenteve që Mateo kishte bërë më herët në Prime, ku kishte lënë të kuptohej se Selin dhe Rogerti mund të kenë pasur një miqësi të mëparshme jashtë shtëpisë.

Sipas Gimbos, disa nga situatat që po krijohen në shtëpi janë pjesë e lojës dhe ai la të nënkuptohej se Mateo dhe Brikena po e përdorin situatën për strategji.

Nga ana tjetër, Mateo reagoi duke thënë se ka të drejtën të shprehë mendimin e tij dhe se gjithmonë është përpjekur ta trajtojë Gimbon si mik.

“UnĂ« kam tĂ« drejtĂ«n tĂ« jap njĂ« mendim. Gimbon e kam parĂ« tĂ« distancuar disa herĂ« dhe mĂ« Ă«shtĂ« dukur i mĂ«rzitur. NĂ«se kishte diçka pĂ«r tĂ« sqaruar, mund tĂ« ma thoshte nĂ« sy dhe jo nĂ« dhomĂ«n e rrĂ«fimit”, u shpreh Mateo.

Ai shtoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në shtëpi është përpjekur ta mbështesë Gimbon dhe se nuk ka ndërhyrë në marrëdhëniet e tij me banorët e tjerë.

Nga ana e tij, Gimbo pranoi se kishte pasur njĂ« sqarim me Selin, por tha se kishte menduar se situata ishte ngritur pĂ«r tĂ« krijuar debat dhe pĂ«r t’u folur mĂ« shumĂ« brenda shtĂ«pisĂ«.

Debati mes tyre ka ngritur pikëpyetje nëse miqësia mes dy banorëve do të mund të rikthehet, apo nëse kjo përplasje do të ndikojë në raportin e tyre gjatë vazhdimit të lojës.

Burimi: https://www.instagram.com/mateo.borri/

Foto: https://www.instagram.com/mateo.borri/