Home ShowBiz A janë martuar Zendaya dhe Tom Holland? Aktorja i jep fund thashethemeve
A janë martuar Zendaya dhe Tom Holland? Aktorja i jep fund thashethemeve
0

A janë martuar Zendaya dhe Tom Holland? Aktorja i jep fund thashethemeve

0
0

Prej ditësh rrjeti ka qenë i mbushur me spekulime për një martesë të mundshme mes Zendaya-s dhe Tom Holland, por vetë aktorja ka vendosur të sqarojë gjithçka publikisht.

Gjatë një interviste në “Jimmy Kimmel Live!”, Zendaya reagoi me humor ndaj lajmeve që qarkullonin, duke mohuar kategorikisht se ajo dhe Holland janë martuar. Ajo tregoi se konfuzioni nisi pasi në rrjet u përhapën imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat shumë njerëz i morën si reale.

“Isha jashtë dhe njerëzit më thoshin: ‘Fotot e martesës janë të bukura!’ dhe unë u përgjigja: ‘Janë AI, nuk janë të vërteta’,” tha ajo, duke qartësuar situatën.

Thashethemet u shtuan edhe më shumë pasi stilisti i saj, Law Roach, la të kuptohej në një event se dyshja mund të kishte hedhur një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre. Ndërkohë, paraqitja e Zendaya-s në Oscars 2026 me një unazë në dorë vetëm sa i shtoi dyshimet e fansave.

Për të shuar çdo paqartësi, aktorja madje solli në emision një klip nga filmi i saj i ri “The Drama”, ku ajo shfaqet si nuse përkrah Robert Pattinson. Në një moment humoristik, në video ishte vendosur fytyra e Tom Holland mbi trupin e Pattinson, duke krijuar edhe më shumë konfuzion në rrjet.

Në realitet, bëhet fjalë vetëm për një rol kinematografik dhe jo për një ngjarje nga jeta e saj personale. Filmi “The Drama”, ku Zendaya luan së bashku me Pattinson, pritet të dalë në kinema më 3 prill.

Pavarësisht thashethemeve të shumta, duket se çifti mbetet ende në një lidhje, por pa një konfirmim për martesë.

Burimi: https://www.instagram.com/zendaya/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/zendaya/?hl=en